YOUTH LAB Peptides Spring Hydragel Eye Patches Monodose
Maskë për konturin e syve anti-rrudhë & forcuese. Sic e ka dhe emrin, është një burim i pasur Peptidesh, që riparojnë vijat dhe rrudhat, rrathët e errët dhe ndërkohë hidraton dhe qetëson lëkurën e dehidratuar.
Përmban alantoin për të parandaluar nga dehidratimi, menjëherë i rikthen lëkurës nivelin e hidratimit dhe qetëson irritimet. I përshtatshëm për të gjithë tipet e lëkurës, edhe për ato më sensitive.
Përdorimi: Aplikoje mbi lëkurë të pastër, në sipërfaqen poshtë secilit prej syve. Leje për 20-30 minuta. Hiq maskat butësisht dhe ushtro presion të lehtë mbi maskën, përhap serumin deri sa të përthithet plotësisht. Apliko çdo ditë si një trajtim mujor ose aq herë sa të jetë e nevojshme.
Secila prej maskave është një përdorimshe.
Përbërësit:
- Acetyl Hexapeptide-8 hexapeptide me peshë të vogël molekulare që përthithet menjëherë, ndihmon të zbehë rrudhat e imta.
- Copper Trippeptid-1 tripeptid natyral që gjëndet natyrshëm në organizmin e njeriut, përshpejton shumëfishimin qelizor, si dhe përbërjen e acidit hilauronik & kolagjenit.
- Oligopeptide-29 dhe Oligopeptide-32, oligopeptide me veprim anti-rrudhë.
- Palmitoyl Pentapeptide-4 pentapeptid që nxit përbërjen natyrale të acidit hilauronik, duke përmirësuar dukshëm pamjen e lëkurës së lodhur, ndërkohë balancon dhe parandalon dehidratimin e lëkurës.
- Alantoin emolient-zbutës me veti keratolitike, hidratuese dhe zbutëse, që kontribuon në heqjen e indeve të dëmtuara, ndërkohë nxit proçesin e krijimit të indeve të reja. Qetëson lëkurën sensitive
Formulimi:
- Produkt Vegan
- Pa paraben, gluten apo sulfat
- Testuar dermatologjikisht
- Nuk testohen tek kafshët