Solgar Dry Vitamin E
Solgar

Solgar Dry Vitamin E

Translation missing: sq.products.product.regular_price Lek 1,940.00 Lek 0.00 Translation missing: sq.products.product.unit_price_label për
Taksa e përfshirë në çmim

Dry Vitamin E 134 mg (200 IU), vjen në formë  kapsule jo vajore  për të mbështetur thithjen e kësaj lënde ushqyese të tretshme në yndyrë. Kjo siguron që trupi juaj të marrë mbështetjen e nevojshme për të mbrojtur qelizat nga stresi oksidativ i shkaktuar nga radikalet e lira. Radikalet e lira janë molekula të paqëndrueshme që mund të dëmtojnë qelizat në trupin tuaj dhe shoqërohen me plakjen e parakohshme. Ky produkt gjithashtu përmban Vitaminë E natyrale (d-alfa tokoferol) e cila në studime ka treguar të jetë 1.3 herë më e bio-disponueshme sesa format sintetike.

Alpha Tocopherol është termi i përdorur për të përshkruar Vitaminën E, një vitaminë e tretshme në yndyrë e cila mund të gjendet në arra, vajra arrash, vaj ulliri, perime me gjethe jeshile dhe avokado. Vitamina E është lëndë ushqyese thelbësore pasi është antioksiduesi primar i cili kontribuon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ dhe dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira. Radikalet e lira formohen kur ne e shndërrojmë ushqimin tonë në energji, ose kur jemi të ekspozuar ndaj ndotjes së ajrit dhe dritës ultraviolet nga dielli. Përveç kësaj, trupi ka nevojë për Vitaminë E për të suportuar sistemin imunitar. Një dietë e shëndetshme dhe e ekuilibruar duhet t’ju sjellë nivele të mjaftueshme të Vitaminës E ,por fatkeqësisht dietat e shumicës së njerëzve nuk e arrijnë këtë.


Shpërndaje