Honeybee Larës fytyre për çdo tip lëkure
Larës shkumues i butë për pastrimin e përditshëm të fytyrës. Delikat, përshtatet edhe për lëkura të ndjeshme. Uji i mjaltit, hidrosoli i kamomilit & vitaminat E, B5 kanë efekte ushqyese, zbutëse e hidratuese. Nuk përmban SLES dhe SLS. Ka pH neutral që respekton balancën natyrale të lëkurës. Siguron një pastrim të thellë të poreve, largon yndyrën e tepërt dhe bakteret e bllokuara në lëkurë.
Përdorimi: Këshillohet në mëngjes dhe mbrëmje, përpara rutinës suaj.
Aplikoni 2-3 pompa në lëkurë të njomur dhe masazhoni me lëvizje rrethore të buta të gjithë fytyrën, shpërlajeni mirë me ujë të bollshëm.
Përbërësit: (INCI):Aqua, Raw Honey Water, Anethemis nobilis (Chamomile) Flower Water, Sodium Lauroyl Methyl Isethionate, Cocamidopropyl Betaine, Lauryl Glucoside, Sodium Chloride, Glycerin, Sodium Methyl Isethionate, Jasminum Grandiflorum (Jasmine) flower extract, Phenoxyethanol, Sodium Lauroyl Isethionate, Sodium Benzoate, Trisodium Ethylenediamine Disuccinate, Citric Acid, Vitamin E (Tocopherol), Vitamin B5 (D-PANTHENOL), grapefruit seed extraxt, flower bloosom organic essential oil.