BAYER
Canesten 10 mg/g Krem
Translation missing: sq.products.product.regular_price
Lek 345.00
Taksa e përfshirë në çmim
Canesten krem është një bar antimykotik për mjekim lokal. Përmban lëndën vepruese klotrimazol, e cila është aktive ndaj myqeve si dhe ndaj mikroorganizmave të tjera.
Canesten krem përdoret për mjekimin e:
- Infeksioneve mykotike të këmbëve (tinea pedum ose këmbët e atletit) dhe duarve (tinea manuum), të cilat shfaqen me flluska dhe rrjepje të lëkurës së këmbëve ose pëllëmbëve të duarve dhe midis gishtave. Në zonat e prekura mund të ndodhin plasaritje të lëkurës, si dhe kruajtje, inflamacion dhe enjtje.
- Infeksione mykotike të lëkurës së trungut, gjymtyrëve, plikave të lëkurës (tinea corporis) dhe ijeve (tinea inguinalis), të cilat shfaqen si njolla ovale, të kuqe, rrethore që përhapen dhe janë më të shndritshme në qëndër;
- Infeksioneve mykotike të lëkurës, të quajtura pitiriazis versicolor, që shfaqet me njolla me ngjyra të ndryshme, përshembull si qelibar, rozë ose ngjyrë më e hapur se ajo e lëkurës. Njollat mund të rripen (peeling) lehtë dhe rrallë kruhen.
- Infeksione të organeve gjenitale të jashtme të shkaktuara nga myqet e llojit Candida. Tek gratë, infeksioni i organeve gjenitale të jashtme (vulviti nga Candida) karakterizohet nga kruajtje, skuqje, enjtje, ulceracione të djegshme të buzëve të vaginës si dhe zonës përreth. Tek burrat një infeksion i tillë (balaniti nga Candida) shfaqet si me njolla fine të bardha, kruajtje dhe inflamacion i lehtë i kokës dhe lafshës së penisit.
- Infeksione bakteriale të lëkurës, të quajtur eritrazma, të cilat shfaqen me njolla të kuqe në kafe ose rozë dhe zakonisht ndodh tek plikat e lëkurës (sqetull, nën gjoks ose në ije) dhe është një infeksion që zgjat (kronik).