Bioscalin Physiogenina Shampo 200ml
Bioscalin

Bioscalin Physiogenina Shampo 200ml

Translation missing: sq.products.product.regular_price Lek 1,560.00 Lek 0.00 Translation missing: sq.products.product.unit_price_label për
Taksa e përfshirë në çmim

Ndryshimet sezonale, dieta e pabalancuar, ekspozimi në diell, stresi me të cilën përballemi çdo ditë: këto dhe faktorë të tjerë mund të kompromentojnë cilesinë e flokëve tonë që, ditë pas dite, shfaqen gjithnjë e më shumë të dobët, me një tendencë në rënie. Në të tilla raste, si vazhdim i një trajtimi specifik me suplemente ushqimore dhe ampula për përdorim lokal, idealja është forcimi i flokut edhe gjatë fazës së larjes.

Shampo forcuese Physiogenina, specifike në rivitalizimin e flokëve të hollë dhe të dobësuar të meshkujve dhe femrave, ofron një veprim të çmuar ushqyes dhe forcues falë përbërësve aktivë specifik, të përzgjedhur me kujdes.

Në thelb të formulimit është kompleksi inovativ i zhvilluar nga kërkimet Giuliani, Physiogenina. Studimet in vitro kanë treguar që ky kompleks është në gjendje të favorizojë procesin fiziologjik të vetë-riparimit qelizor, thelbësor për të mbështetur mirëqënien e folikulit të flokut dhe skalpit, dhe në këtë mënyrë fazën e rritjes të flokëve.

Formula e re e Bioscalin  Physiogenina shampo forcuese revitalizuese është e kompletuar nga përbërës specifik që veprojnë në fibrën e flokut:

  •  Një proteinë e grurit kryen veprim riparues në të, duke i dhënë shkëlqim dhe butësi
  • Kombinimi i Pantenolit dhe Betaina ushqejnë dhe hidratojnë flokun, duke e mbrojtur nga stresi i jashtëm (tharësja e flokëve dhe krehëri)

Bioscalin  shampo rivitalizuese vepron në flokë falë një teknologjie të patentuar që rrit efektivitetin e përbërësve aktivë, duke e zgjatur veprimin e tyre.

Formula e re Bioscalin ®  Physiogenina Shampo gjithashtu ofron një sistem delikat pastrimi të gjeneratës së fundit, që lejon largimin e papastërtive duke respektuar balancën hiro-lipidike të flokëve dhe skalpit. Prezenca e një balsami special  gjithashtu minimizon fërkimin e flokëve, duke reduktuar rrezikun e dobësimit dhe këputjes gjatë larjes.

Përdorimi: Aplikoni produktin në flokë të lagur, masazhojeni, lëreni të veprojë për disa minuta dhe shpëlajeni.


Shpërndaje