Bioscalin  Physiogenina Maskë 200ml
Bioscalin  Physiogenina Maskë 200ml
Bioscalin

Bioscalin Physiogenina Maskë 200ml

Translation missing: sq.products.product.regular_price Lek 2,340.00 Lek 0.00 Translation missing: sq.products.product.unit_price_label për
Taksa e përfshirë në çmim

Flokë të ristrukturuar dhe të mbrojtur falë Bioscalin ® Maskë Forcuese me Physiogenina. Ashtu si lëkura, edhe flokët kanë nevojë, herë pas here, një trajtim intensiv që i rigjeneron dhe ushqen ato në thellësi. Për këtë arsye, një maskë forcuese nuk duhet të mungojë një program të plotë përkujdesjeje të flokëve që kujdeset vërtetë për shëndetin dhe bukurinë e flokëve.

Bioscalin ®  me Physiogenina Maskë forcuese pas shampos është një maskë inovative me veprim të shpejtë për flokë të dobët e të hollë, me tendencë për rënie. Ideale për të kompletuar rutinën tuaj të kujdesit ndaj flokëve, Bioscalin ®  Physiogenina Maskë rekomadohet për të rritur veprimin e trajtimit me tableta dhe ampula.

Thelbi i formulimit është kompleksi inovativ, Physiogenina. Studimet in vitro kanë treguar që është në gjendje të rrisë procesin fiziologjik të vetëriparimit qelizor, që është thelbësor për mirëqënien e folikulit të flokut dhe skalpit dhe si rrjedhojë e rritjes së flokëve.

Formula është e pasur me përbërës aktivë që veprojnë direkt në fibrën e flokut dhe në skalp:

  • Aminoacide  kanë veprim riparues në kutikulat e dëmtuara; në të njejtën kohë ristrukturojnë fibrën e flokut, duke e mbrojtur nga agjentët e jashtëm (tharësja e flokëve dhe krehëri)
  • Ceramide ,  të ngjashme me strukturën lipidike të skalpit, ndihmojnë ta mbajë të hidratuar dhe të shëndetshëm.
  • Zbutës të gjeneratës së fundit disiplinon flokët.

Në fund, teknologjia e patentuar siguron që përbërësit aktivë të depërtojnë në flokë dhe skalp, duke i rezistuar shplarjes për një veprim efektiv dhe që zgjat.

Formula  Bioscalin ® Physiogenina Maskë Forcuese është e testuar nën kontroll dermatologjik për të minimizuar rrezikun e alergjive. Pa paraben.

Përdorimi: Konsistenca kremoze speciale e maskës ju lejon një aplikim të lehtë në të gjithë gjatësinë e flokëve, deri në skalp, me të cilën duhet të jetë në kontakt. Mjaftojnë 3 minuta qëndrim në flokë të lagur, pas shampos, për të pasur në fund flokë të ristrukturuar dhe të mbrojtur, dukshëm të bukur dhe të shëndetshëm. Shpëlajeni me ujë të bollshëm pas aplikimit. Këshillohet përdorimi i Bioscalin® Physiogenina Maskë 1-2 herë në javë.


Shpërndaje