Betadine Tretesire 10%
Betadine (povidon-iodin) është dezinfektues dhe me veti antiseptike. Ky vepron kundër bakterieve, kërpudhave, viruseve, protozoarve, dhe sporeve. Tretësira për lëkurë Betadine përdoret për trajtimin e këtyre gjendjeve:
- Dezinfektimi i lëkurës dhe membranave mukoze (duke e futur edhe ate vaginale) për ndërhyrje kirurgjike, injeksione dhe aspirime,
- Dezinfektimi i plagëve; parandalimi i kontaminimit mikrobik i plagëve, inçizionet dhe lezioinet e tjera lokale,
- Trajtimi terapeutik i incizioneve kirurgjike të infektuara, lezionet traumatike të infektuara, trajtimi emergjent i gërvishjeve, ulçerat e infektuara nga dekubitusi ose ulçerat nga staza, piodermitë dhe dermatozat me infeksion sekondar, djegiet e shkallës së dytë dhe të tretë.