Solgar Methylcobalamin
Metilkobalamin (apo ndryshe Vitamina B12) vjen nga Solgar në një formulim që përthithet menjëherë dhe me efektivitet nga organizmi. Tabletat sublinguale përmbajnë 1000 μg Vitaminë B e cila luan role të ndryshme në organizëm si reduktimi i lodhjes, çlirimi i energjisë nga ushqimet dhe mbështetja e vitalitetit tuaj.
E prezantuar në formën e tabletave sublinguale (që shkrihen nën gjuhë), ky produkt merret me lehtësi e rëndësishme kjo dhe për personat me dietë ushqimore kufizuese. Vitamina B12 në gjendje natyrore gjendet tek peshku, produktet e bulmetit, mishi etj – prandaj është i rëndësishëm përdorimi i një shtese ushqimore në rastin kur nuk i konsumoni këto ushqime (psh veganët dhe vegjetarianët).
Tabletat sublinguale Solgar shkrihen nën gjuhë gjë që do të thotë që stomaku shmanget dhe vitamina B12 përthithet direkt në gjak.