DoppelHerz Magnesium 400  +B6 +B12 +Acid Folik
Doppelherz

DoppelHerz Magnesium 400 +B6 +B12 +Acid Folik

Translation missing: sq.products.product.regular_price Lek 1,150.00 Lek 0.00 Translation missing: sq.products.product.unit_price_label për
Taksa e përfshirë në çmim

Magneziumi është një mineral esencial të cilin trupi nuk mund ta prodhojë vetë. Gjithashtu ruajtja e sasive të magneziumit nga organizmi është e limituar. Ushqimet e përpunuara të cilat konsumohen gjerësisht sjellin shpeshherë nivele jo optimale të magneziumit në organizëm. Gjatë gatimit të ushqimit një pjesë e sasisë se magneziumit humbet.  Gjithashtu përdorimi i rregullt i alkolit sjell largim të magneziumit nga organizmi. Burime shumë të mira të magneziumit janë: perimet, leguminozet, peshku, mëlçia etj. Magneziumi ndihmon në metabolizimin normal të energjisë dhe në founksionet normale të sistemit nervor dhe muskujve.

Vitaminat B6 dhe B12 kontribuojnë në funksionimin normal të qelizave të kuqe të gjakut, që mundësojnë transportin e oksigjenit në gjak. Gjithashtu ato kontribuojnë në funksionimin normal të sistemit imunitar i cili mund sidomos gjatë aktivitetit fizik ka nevojë për mbështetje.

Acidi folik luan rol në ndarjen normale të qelizave dhe në hematopoiesis (formimin e gjakut). Së bashku me vitaminat B6 dhe B12 ndihmon në metabolizmin e homocisteinës.

     





    Shpërndaje