BAYER
Canesten 3 Krem Vaginal 20 mg/g
Translation missing: sq.products.product.regular_price
Lek 575.00
Taksa e përfshirë në çmim
Canesten3 i përket grupit të barnave të quajtura antimikrobik për mjekim gjinekologjik. Kremi vaginal përmban substancën aktive klotrimazol që vepron kundër myqeve dhe mikroorganizmave të tjerë.
Canesten3 përdoret:
- për trajtimin e infeksionit të traktit të sipërm gjenital (vaginës), të shkaktuar nga myqet (nga majaja e llojit Candida) të quajtura vaginite nga Candida. Shenjat dhe simptomat e këtij infeksioni janë sekrecione të bardha si gjizë nga vagina, kruajrje, skuqje, enjtje dhe djegie të dhimbshme të vulvës. Mund të jetë i pranishëm dhe urinimi i dhimbshëm.
- për trajtimin e infeksionit të vulvës të shkaktuar nga myqet e llojit Candida tek femrat dhe meshkujt. Tek femrat, infeksioni i vulvës (vulviti nga Candida) mund të shfaqet me kruarje, skuqje, enjtje, dhimbje të buzëve të vaginës dhe të zonës përreth. Tek meshkujt, ky infeksion (balanitis nga Candida) shfaqet me një skuqje të lehtë, kruarje dhe me një inflamacion të lehtë të kokës dhe lafshës së penisit.