Megastar K
Shërben për profilaksinë e episodeve hemorragjike të vonshme nga defiçiti i vit K dhe rakitizmit. I përshtatshëm për fëmijë.
Përbërësit për 1ml janë:
1. ADH, acid dokosahekzanoik, 20.00 mg, është acid yndyror i familjes Omega 3, i cili është një komponent esencial për rritjen dhe zhvillimin funksional të sistemit nervor tek fëmijët si dhe të sistemit të tyre imunitar. Së fundmi është zbuluar roli i tij i rëndësishëm në funksionimin e retinës.
2. Vitamina K, 0.025 mg, është fondamentale në sintezën e disa faktoreve të koagulimit të gjakut. Mungesa e saj mund të manifestohet tek të sapolindurit të cilët nuk marrin gji si dhe mund të shfaqet edhe ditët e para të jetës si pasojë e një intestini inkompetent.
3. Vitamina D3, 0.010 mg, rregullon absorbimin intestinal të calciumit, duke rezultuar veçanërisht i rëndësishëm në zhvillimin skeletik dhe minaralizimin e kockës.
4. Vitamina E, 3.00 mg, mbron indet nga radikalet e lira dhe është e pazëvendësueshme për funksionin normal të indit muskular dhe nervor.
5. Luteina, 0.250 mg, është një antioksidant nga familja karotenoide e pranishme tek perimet e gjelbra dhe zarzavatet, e cila ka aftësi të mbrojë retinën nga radiacioni solar duke reduktuar në minimum progresin e sëmundjeve të syrit.