Megastar Complex 7Fl 10Ml
ITALFAR

Megastar Complex 7Fl 10Ml

Translation missing: sq.products.product.regular_price Lek 1,040.00 Lek 0.00 Translation missing: sq.products.product.unit_price_label për
Taksa e përfshirë në çmim

Integrator alimentar me ekstrakte vegjetale të pasur me bioflavonoid, katalizator i veprimeve adatogjene. Gjithashtu ai është i pasur me vitamina të ndryshme që shërbejnë për rritjen e rezistencës dhe në rastet kur trupi ka konsum energjie të lartë.

Përbërësit për flakon:
1. Vitamina të grupit B, vit B5 (acid pantotenik) 3.0 mg, vit B3 (niacin) 9.0 mg, vit B6 1.0 mg, vit B1 (tiamin) 0.7 mg, vit B8 (biotin) 75.0 mcg dhe vit B12 0.5 mcg. Këto vitamina luajnë një rol tepër të rëndësishëm në proçeset metabolike dhe energjetike të organizmit nëpërmjet veprimit të tyre si koenzima.
2. Substanca energjizante, Fruktoz dhe Mjalt Akacie.
3. Substanca natyrale, ekstrakt nga rrënjët e Ginseg-ut 60.0 mg, bimës së Guaranës 15.0 mg dhe frutit të Mirtillos 5.0 mg. Ekstraktet e rrënjës se Ginseg kane efekt adaptues duke i dhënë mundësi organizmit të ruaj një gjëndje stabël nëpërmjet rritjes së rezistencës së tij dhe duke reduktuar në mënyrë të menjëhershme faktorët stresant mbi qelizat e organizmit Ekstraktet e Guaranes, falë cafeinës luajnë rol nxitës në sistemin nervor dhe kardiovaskular. Në nivel cerebral stimulon neuronet kortikale duke potenciuar vëmendjen dhe përqëndrimin e individit. Ndërsa në sistemin kadiovaskular rrit forcën kontraktuese të zemrës si pasojë edhe konsumin e oksigjenin dhe mundëson një vazodilatacion periferik. Ekstraktet e frutit te Mirtillos falë antociani të tij është në gjëndje të favorizojë rigjenerimin e rodopsinës duke lehtësuar adaptimin e receptorëve e kështu duke rritur mprehtësinë vizive.
4. Bioflavonoid 10.0 mg, ky kompleks vitaminoz përmban edhe multibioflavonoid si një nga përbërjet natyrale më të fuqishme antioksiduese.
5. Vitamina C, perpos veprimit të saj në mikrovaskulature duke ruajtur permeabilitetin e membranave kapilare, rrit edhe mbrojtjen antioksidante duke duke limituar plakjen qelizore.
6. Papa reale 65.0 mg (qumësht blete), përmban të gjitha substancat e nevojshme për një ushqyerje korrekte, është e pasur me sheqer të asimilueshëm në mënyrë të menjëhershme pasi ai administrohet, yndyra të pangopura, aminoacide, proteina vitamina e kripëra minerale me origjinë natyrale duke rritur rezistencën psiko-fizike.

       


      Shpërndaje