Buona
Buonavit D3 GOCCE
Translation missing: sq.products.product.regular_price
Lek 1,500.00
Taksa e përfshirë në çmim
BuonaVit D3 është një suplement dietik i vitaminës D.
Marrja e vitaminës D rekomandohet sidomos në fëmijërinë e hershme pasi është e domosdoshme për rritjen optimale të kockave. Vitamina D stimulon absorbimin e kalçiumit dhe fosforit në zorrë dhe ndihmon në mbajtjen e niveleve normale te kalçiumit në gjak. Gjithashtu vitamina D ndihmon në funksionimin normal të sistemit imunitar. Për të parandaluar rakitizmin dhe defiçiencën e vitaminës D tek bebet, fëmijët dhe adoleshentët rekomandohet një dozë prej 400 IU vitaminë D që nga muajt e parë të jetës. Në veçanti të gjithë të porsalindurit duhet të marrin suplement vitamine D.