Ultra Red Krill Oil 30 kapsula
Ultra Red Krill ofron një burim superior për Omega-3 me shumë përfitime të tjera shtesë, e formuluar për të arritur standartet më të larta të cilësisë, pastërtisë dhe efektivitetit. Vaji Ultra Red Krill ofron 500mg vaj të pastër të një lloji karkaleci (“Euphausiacea”), një burim i veçantë i Omega-3 me një përqendrim të lartë të fosfolipideve që mund të përdoren më me efektshmëri nga trupi në krahasim me Omega-3 normale. Ultra Red Krill ofron acide yndyrore esenciale për funksionimin normal të zemrës, trurit dhe shikimit në një kapsule më të lehtë në përtypje dhe pa shije apo aromë të papëlqyeshme. Të pasura dhe me Omega-3 dhe Omega-9 kapsulat Ultra Red Krill janë një burim shumë i mirë me acide yndyrore esenciale si DHA (Docosahexaenoic acid) dhe EPA (Eicosapentaenoic acid) që ndihmojnë në mirëmbajtjen e shëndetit dhe mirëqënien tonë.
- Burim superior i Omega-3, me standartet më të larta të cilësisë, pastërtisë dhe efektivitetit.
- Vaji i krustaceve është më i përdorshëm nga trupi ynë se vaji i peshkut
- Burim i EPA dhe DHA
- EPA dhe DHA luajnë rol në mirëfunksionimin e zemrës
- DHA ndihmon në ruajtjen e shikimit dhe në mirëfunksionimin e trurit