Libramed, falë Policaptil Gel Retard, vepron në zorrë duke formuar një xhel shumë viskoz, që favorizon kontrollin e pikut të glicemisë pas ngrënies, duke reduktuar sasinë dhe shpejtësinë e përthithjes së karbohidrateve. Kjo gjithashtu çon në një ulje të ndjenjës së urisë dhe përgjumjes pas ngrënies. Për më tepër, me të njëjtin mekanizëm, Policaptil Gel Retard kufizon përthithjen e yndyrave, dhe rregullon konsistencën e jashtëqitjes.
Libramed, i shoqëruar me një dietë të ekuilibruar, marrjen e mjaftueshme të lëngjeve dhe aktivitetin e rregullt fizik, falë mekanizmit të veprimit, rekomandohet edhe për kontrollin e peshës tek të rriturit dhe fëmijët nga 8 vjeç.